Escobar: Pres nga Kosova që menjëherë ta formojë Asociacionin

16:44 | 28 Shkurt 2023
Emir Abduramani

I dërguari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pret nga Kosova që ta kuptojë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet formuar.

Në një konferencë online me gazetarë, Escobar ka theksuar se kjo do të thoshte fitore për dya palët dhe se pret që diskutimi të fillojë sa më parë.

“Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët. Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë Asociacionin. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, tha Escobar në konferencën online me gazetarët.

Escobar shpreson që edhe Kosova edhe Serbia të zbatojnë obligimet që i kanë marrë përsipër në takimin e djeshëm në Bruksel.

“Shpresojmë të mos përdorim shkopinj, por karota. Dhe ato janë të qarta. Jo vetëm që ato i afrohen marrëdhënies paqësore, por edhe u hapet rruga drejt integrimeve evropiane. Shpresojmë që të dyja palët do të zbatojnë obligimet”, ka thënë Escobar./arbresh.info

Të ngjashme