Escobar: Ftoj Serbinë që përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit të dalin para drejtësisë

12:21 | 13 Mars 2024
E.H

Përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimorë i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar ka thënë se janë shumë të shqetësuar pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë në Zvaçan.

Në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani, Escobar i ka bërë thirrje Serbisë që terroristët të dalin para drejtësisë, raporton Arbresh.info.

“Në takimin tonë shumë të sinqertë folëm lidhur me gjendjen e sigurisë. Jemi shumë të shqetësuar për sulmin e 24 shtatorit. Dhe ftoj Serbinë që të gjithë ata që janë përgjegjës të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari të plotë për atë sulm”, ka deklaruar Escobar.

“Po ashtu, për dy ditët e ardhme do të takohem me shumë njerëz për të diskutuar për sfidat me të cilat po përballemi, përfshirë edhe vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të gjetur mënyra për të ecur përpara me dialogun që përfshinë edhe asociacioni por jo vetëm atë”, theksoi ai.

Mes tjerash, Escobar theksoi se nuk po i kërkohet vetëm Kosovës marrjen e vendimeve të vështira teksa potencoi nevojën e një marrëveshje historike mes Kosovës e Serbisë.

“Që të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë dhe për të pasur një marrëveshje historike dhe ne, ftojmë edhe Serbinë që të vazhdoj ti zbatoj, pra nuk është një përpjekje uniraterale që vetëm Kosova ti marr ato vendimet e zorshme e të vështira që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet”, tha Escobar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme