Escobar e kërkon Asociacionin: Çështja është nëse do ta bëjë kjo qeveri, apo e ardhshmja?

12:09 | 7 Qershor 2023
E.H

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përmendur sot sërish themelimin e Asociacionit, duke e prezantuar atë para mediave serbe në Beograd, si një detyrim ligjor të cilin Kosova duhet ta përmbush.

Megjithatë, ai la të hapur një dilemë:

”Por, çështja është: Nëse Ascoacioni do themelohet me këtë qeveri, apo me atë të ardhshmen?”, është deklaruar Escobar.

”Asociacioni është obligim ligjor që Qeveria e Kosovës duhet ta përmbushë. Është thënë në Marrëveshjen e Brukselit, në konkluzionet e Këshillit të BE-së dhe në Marrëveshjen e Ohrit. Pra, nuk është marrëveshje mes [Albin] Kurtit dhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Escobar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme