Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka theksuar se e mbështesin inicativën ‘Ballkani i Hapur’ vetëm nëse marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit. Sipas tij, kjo inicativë s’është efektive nëse nuk përfshihen të gjitha shtetet.
Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se për mbështetjen e kësaj iniciative i kanë dy kushte: që të jetë i hapur për të gjithë dhe të ndiqen standarde dhe institucionet e duhura.
“Nuk mundet. Dhe ky është kushti me të cilin ne e mbështesim: Së pari që të plotësojë standardet e Berlinit që ka vendosur Bashkimi Evropian. Dhe së dyti që të jetë i hapur për të gjitha vendet Dhe praktikisht nuk funksionon pa të gjitha vendet. Nuk mund të ndërpriten tubacionet, nuk mund të ndërpriten autostradat. Nuk mund të kesh një zonë të tregtisë së lirë nëse të duhet të ndalosh diku në mes të rrugës dhe të kesh kamionë që presin në radhë për pesë orë, kështu që nisma duhet t’i përfshijë të gjitha vendet në mënyrë që standardet të jenë evropiane sepse në fund të fundit, për të pasur një zonë të tregtisë së lirë, duhet të kesh institucione që të mund t’i menaxhojnë mallrat dhe paratë në mënyrë efektive.
Pra, bëhet fjalë për standarde dhe këto janë dy kushtet: që të jetë i hapur për të gjithë dhe të ndiqen standarde dhe institucionet e duhura. Këto janë kushtet e mbështetjes sonë për këtë projekt”.
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...