Google ADS

Erërat e forta në rajonin e Dukagjinit, KEDS del me njoftim

13:40 | 2 Dhjetor 2023
K.B

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike KEDS pas raportimit të mbrëmshëm për përfshirjen e rajonit të Dukagjinit nga erëra të forta, ka shtruar mobilizimin e ekipeve në terren.

Në njoftimin nga KEDS, thuhet se të dhënat e fundit paraqesin një situatë të përkeqësuar në distriktet e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit, ku janë shkaktuar dëme në shtylla dhe në përçues elektrikë.

“Pas raportimit të mbrëmshëm për përfshirjen e rajonit të Dukagjinit nga erëra të forta, për të vazhduar më tej edhe në atë të Mitrovicës e të Prizrenit, KEDS ka shtuar mobilizimin e ekipeve në terren.Të dhënat e fundit nga KEDS paraqesin një situatë të përkeqësuar në distriktet e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit, ku janë shkaktuar dëme në shtylla dhe në përçues elektrikë”, thuhet në njoftim.

Tutje, KEDS shton se ekipet e terrenit ndodhen në gatishmëri 24/7 me qëllim që konsumatorëve të prekur nga këto kushte atmosferike, t’u kthehet sa më parë furnizimi me energji elektrike

“Ekipet e terrenit ndodhen në gatishmëri 24/7 me qëllim që konsumatorëve të prekur nga këto kushte atmosferike, t’u kthehet sa më parë furnizimi me energji elektrike, për çka i falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet tutje në njoftimin nga KEDS./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme