Erërat e forta në Prishtinë, bien skelet e një ndërtese te “Qafa”

17:42 | 21 Maj 2024
E.G

Skelet e një ndërtese në lagjen “Te Qafa” në Prishtinë kanë rënë mbi disa vetura pas erërave të forta.

Sipas dëshmitarëve nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale, raporton Arbresh.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia dhe zjarrfikësit.

Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës kidhur me rastin mirëpo të njëjtit nuk janë deklaruar deri në kohën e publikimit të lajmit./Arbresh.info/

           

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme