Erërat e forta gjatë ditës së sotme kanë mbretëruar në gjithë vendin.
Kjo ka bërë që disa vende të kenë probleme me energji elektrike, shkruan arbresh.info.
KEDS ka deklaruar se në disa zona janë lokalizuar prishjet dhe ekipet janë mobilizuar në sanimin sa më të shpejtë të tyre.
Ndërsa në disa zona tjera sikurse është Vushtrria, KEDS ka thënë se për shkak të erërave të forta është e pamundur të intervenohet për momentin, për shkaqe sigurie.
“Qendra Dispeqerike dhe ekipet në terren po vlerësojnë situatën dhe në momentin që u jepet mundësia do të intervenojnë për të sanuar dëmet në rrjet dhe rikthyer energjinë elektrike. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve sikurse kërkojmë që në zonat ku ka erëra të kenë kujdes të shtuar”, apelon KEDS-i./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë