Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm ka goditur sot qytetin e Skenderajt.
Si pasojë e kësaj stuhie janë shkaktuar dëme materiale në objektin banesor afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Kështu bën të ditur komuna me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
“Përveç fasadës së jashtme në një pjesë të objektit e cila ka rënë në tokë duke dëmtuar veturat afër ndërtesës, fatmirësisht ka kaluar pa pasoja tjera. Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike bashkë me zyrtarët policorë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke shirituar zonën e rrezikut dhe janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë”, thuhet në njoftim.
Nga kjo komunë kanë thënë se shumë shpejt do të ndërmarrin të gjitha veprimet për të sanuar dëmet e shkaktuara./Arbresh.info/
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...