Parku i Pishave i vendosur në pjesën perëndimore të Shtimes, e i cili është kultivuar rreth viteve të ’50-ta, të shekullit të kaluar, i jep një bukuri mahnitëse këtij qyteti, shkruan arbresh.info.
Për shkak të shtrirjes së gjerë dhe rëndësisë që ka për qytetin e Shtimes ky kompleks është vënë nën mbrojtje të Asamblesë Komunale të Shtimes pas rekomandimit të ekspertëve të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.
Për arbresh.info, një gjë të tillË e ka konfirmuar edhe zyrtari për media në këtë komunë Lulëzim Sahiti.
“Kompleksi i pishave të Shtimes daton nga 1948, që do të thotë se ky kompleks i pishave është i ëmbëltuar dhe për shkak të afërsisë që gjenden në afërsi të qytetit të Shtimes e kanë marr edhe rendësin e veçantë sepse janë të ëmbëltuar në rreth 14 hektar. Kështu që janë të rëndësisë së veçantë për shkak të hapësirës së tyre”, tha Sahiti.
Albulenë Emini inspektore për mjedis në komunën e Shtimes, për arbesh.info tha se erërat e forta të këtij sezoni kanë dëmtuar një pjesë të tyre dikur mbi 400 prej tyre, ku si shkak i saj ka ardhur deri tek rrallimi i tyre.
“Duke marr parasysh pjesa dërrmuese e pishave të cilat kuptohet datojnë ndoshta shumë vite më herët, disa prej tyre kanë arritur fazën zhvillimore finale. Duke marr parasysh në sezonin pranveror të këtij viti, si rezultat i erërave të forta të cilat kanë dominuar në këtë pjesë, kemi pasur dëmtime te disa prej tyre, mund të themi që një pjesë e tyre ka shkuar mbi 400, e si rezultat i kësaj ka ndodhur rrallimi i këtyre pishave. Kjo pjesë po ashtu është në kuadër të Agjensionit Pyjor, duhet të ketë një bashkëpunim në mes të institucionit të komunës dhe tyre që të intervenojnë në rivitalizim të hapësirave ku janë dëmtuar ato dhe t’i kthehet ajo bukuria qysh ka qenë në fazat fillestare të mbjelljes”, tha Emini.
Emini tha po ashtu se kompania e pastrimit mundohet ta mirëmbaj këtë pjesë, por që sipas saj komuna duhet të intervenoj me vendosjen e shportave.
“Ndërsa sa i për ketë fazës së mirëmbajtjes mund të themi që jo edhe aq kënaqshëm e kanë mbajtur këtë pjesë sa i për ketë mbeturinave, pasi që qytetarët të cilët e frekuentojnë këtë hapësirë, ndoshta edhe jo në masë shumë të madhe por disa prej tyre shkaktohet nga ta, jo pse kompania e pastrimit nuk intervenon pasi që ata e kryejnë punën e tyre por duhet të intervenohet në vendosjen e shportave për mbeturina ku qytetarët domosdoshmërish duhet ta kenë në vëmendjen e tyre, që mbeturinat të mos hidhen kudo por në vende adekuate”, tha Emini.
Intervenimi në rivitalizimin e këtyre pishave Emini tha se është mëse urgjente pasi që ekziston mundësia që ky park mund të shkoj në zhdukje.
“Këtë vend qytetarët mund ta shfrytëzojnë për atraksione, andaj është urgjente të intervenohet në rivitalizimin e këtyre pishave në mënyrë që te evitohet shkatërrimi i tyre, pasi që me të vërtet i jep një pamje impozante qytetit të Shtimes”, tha Emini.
Ndërkaq në një përgjigjeje për arbresh.info, Komuna e Shtimes tha se deri në fund të këtij viti do të investohet në ndërtimin e katër fushave sportive për futboll, volejboll, tenis dhe basketboll.
“Në Kompleksin e Pishave në Shtime deri më tash është investuar në sheshitoren qendrore, e cila është rregulluar me kubëza të betonit në një hapësirë prej 8000 metra katrorë, pastaj 2.5 km në brendësi të pishave është shtruar shtegu për këmbësorë me guri natyror. Deri në fund të këtij viti, do të investohet në ndërtimin e katër fushave sportive për futboll, volejboll, tenis dhe basketboll.
Ndërkaq, në brendësi të pishave parashihet të rregullohet parku atraktiv dhe një kënd i lojërave për fëmijë. Gjithashtu e gjithë zona-hapësira publike brenda dhe jashtë pishave do të bëhet me ndriçim publik”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Pamja impozante e këtij parku i shton bukurin dhe rendësin akoma më shumë qytetit të Shtimes./S.D/arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...