Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike KEDS ka dal me një reagim, sa i përket erërave të forta që kanë filluar në në rajonin e Pejës, Gjakovës e Prizrenit, së fundi edhe në Prishtinë dhe në Mitrovicë.
KEDS njofton se ekipet janë mobilizuar në terren.
“Ekipet e KEDS-it janë mobilizuar në terren shkaku i erërave që filluan para pak orësh në rajonin e Pejës, Gjakovës e Prizrenit, së fundi edhe në Prishtinë dhe në Mitrovicë”, njofton KEDS.
Tutje në njoftimin për media thueht se falë përkushtimit të kolegëve tanë në KEDS ato gradualisht po vihen në funksion.
“Si pasojë e këtyre kushteve atmosferike, disa Dalje u afektuan, megjithatë falë përkushtimit të kolegëve tanë në KEDS ato gradualisht po vihen në funksion, bashkë me to edhe furnizimi me energji elektrike për konsumatorët e afektuar”, bën të ditur njoftimi nga KEDS, raporton Arbresh.info
Ndërsa kanë kërkuat mirëkuptim nga konsumatorët.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar dhe i sigurojmë se ekipet tona po përkujdesen që të gjithëve t’u kthehet furnizimi me energji elektrike sa më parë”, thuhet tutje.
Ndryshe si pasojë e erërave të forta, ka rënë kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”, dhe një vajzë ka mbetur e lënduar pas rënies së çatisë ./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Një e vajzë e lënduar nga rënia e çatisë së Komunës së Prishtinës, dërgohet në Emergjencë
Policia jep detaje rreth rënies së çatisë së komunës në Prishtinë
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës