Turqia do të vazhdojë marrëdhëniet ekonomike me Bashkimin Europian, por do të rishikojë lidhjet politike dhe administratike, duke përfshirë edhe marrëveshjen për ndalimin e fluksit të refugjatëve.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka theksuar se marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë do të rishikohen pas referendumit që pritet të mbahet në muajin prill, transmeton portali arbresh.info.
Ai këtë koment e ka bërë gjatë një interviste për transmetuesin CNN turk.
Erdogan ka shtuar se vendet europiane janë duke tentuar të ndikojnë në fushatën para referendumit, ndërsa ka akuzuar Gjermaninë për mbështetje të terrorizmit./Arbresh.info
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...