Presidenti Tayyip Erdogan tha të shtunën se Turqia nuk do të shikojë pasivisht ndërsa armët u dërgohen luftëtarëve kurdë në kufirin e saj jugor, duke thënë se vendi i tij do të përgjigjet ndaj çdo kërcënimi.
Shtetet e Bashkuara kanë armatosur luftëtarët kurdë YPG që po marrin pjesë në betejën për të rimarrë qytetin sirian Raqqa nga Shteti Islamik, duke zemëruar aleatin e saj të NATO-s, Turqinë, transmeton portali arbresh.info
“Ne nuk do të rrimë të heshur dhe nuk do qëndrojmë duarkryq përderisa furnizohen me armë organizatat terroriste pranë kufijve tanë”, ka thënë Erdogan, shkruan gazeta turke Hurriyet.
“Ne nuk do të hezitojmë të përdorim të drejtën tonë për vetë mbrojtje kundër formacioneve që kërcënojnë sigurinë e vendit tonë”, tha Erdogan në një konferencë shtypi në samitin e G20 në Hamburg.
Erdogan ka shprehur alarmin e Turqisë për vendimin e SHBA-ve rreth armatosjes së kurdëve në Siri. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump janë takuar në samitin e G20-ës në Hamburg./Arbresh.info
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtarë të plotë të zonës Shenge...
Një vit nga liberalizimi i vizave për kosovarët
24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike
106 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mb...
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...