Erdogan: Të vendosim themelin e një sistemi për një Turqi të bashkuar

18:59 | 22 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

 Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e çmimeve të Unionit të Kontraktorëve të Turqisë tha se “15 korriku ka treguar edhe njëherë se çdo grusht shteti që nuk të vret të forcon.

Turqia duke qëndruar në këmbë është një vend që ka arritur të dalë me sukses nga të gjitha sulmet, krizat, kaoset, grushtet me të cilat është përballur”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në parimet tona nuk ka kthim prapa, por gjithmonë përpara dhe ne këtë jemi të detyruar ta vazhdojmë në mënyrë të vendosur”, tha Erdoğan duke shtuar më tej se “I kemi premtuar popullit tonë, se do ta ngritim Turqinë në nivelin e civilizimit bashkëkohor”.

Ai foli në lidhje me ndryshimin e kushtetutës ku tha se mosmarrëveshjet president-kryeministër janë të mjaftueshme për të vënë në pikëpyetje sisitemin.

“Turqia ka patur dëme të mëdha nga mosmarrëveshjet mes kompentencave në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, nga kompetencat komplekse. Kaoset politike, krizat ekonomike të shkaktuara nga grushtet e shtetit kanë patur një kosto të rëndë për vendin tonë. Aktualisht a e dini se çfarë deklarojnë? Thonë se ‘me 16 prillin tashmë në Turqi nuk ka organ legjislativ‘. Duhet të jeni të sinqertë. Nëse politika bëhet me drejtësi, sinqeritet, populli do t’u vlerësojë. Dhe nëse nuk e bëni me drejtësi politikën do të vazhdoni të qëndroni për shumë kohë aty ku ndodheni”, tha Erdoğan.

“I bëj thirrje të gjithë atyre që janë të angazhuar si në bazën e partisë AK, në partinë MHP, në partinë CHP madje edhe qytetarëve të angazhuar në bazën e partisë HDP”, tha Erdoğan.

“Ejani të konsolidohemi në këtë reformë historike të madhe dhe në këtë mënyrë më 16 prill të vendosim në vendin e duhur gurët e themelit të një sistemi për një Turqi të bashkuar, solide, për një Turqi lidere dhe të begattë”, theksoi ai.

Sipas tij, garantuesi më i madh i këtij sisitemi është populli. “Sepse të marrësh mbështetjen e më shumë se 50 përqind të popullatës, do të thotë të përqafosh të gjithë shoqërinë dhe për këtë do të thotë të kesh programet, planet, projektet e nevojshme dhe një qasje gjithëpërfshirëse”, tha në fjalën e tij presidenti Erdoğan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme