Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mirëpriti sot sulmet amerikane në Siri duke i gjykuar të pamjaftueshme dhe duke bërë thirrje për masa shtesë.
«E përgëzoj këtë masë konkrete dhe pozitive. A është kjo e mjaftueshme ? Unë besoj se jo. Për të patur rezultate të kënaqshme është koha për të marrë masa për të mbrojtur popullin e pambrojtur sirian », u shpreh Erdogan gjatë një fjalimi në Antalja në jug të Turqisë, shkruan atsh.
Me urdhër të presidentit Donald Trump, SHBA-ja ka lëshuar 59 raketa kundër një baze ushtarake ajrore në Siri në formë përgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik që shkaktoi 86 të vdekur të martën e kaluar në veri-perëndim të Sirisë, duke fajësuar Bashar al-Assad, i cili e përgënjeshtron në mënyrë kategorike këtë akt.
«Dëshiroj që gjërat të jenë të qarta, për sa kohë që fëmijë të pafajshëm do të vijojnë të vriten në mbarë botën, askush nuk mund të ndihet i sigurt apo në paqe », shtoi Erdogan.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...