Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç ka thënë sot se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mund të vizitoj së shpejti Kosovën.
Këtë deklaratë, Kiliç e bëri gjatë një konference për media me rastin e shënimit të një vjetorit të tentim grusht-shtetit në Turqi, shkruan arbresh.info.
Kiliç tha se duhet të pritet që Kosova të formojë institucionet e saj pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe më pas një vizitë e Erdoganit mund të ndodh menjëherë.
“Në Kosovë është në proces themelimi i Qeverisë, uroj që Kosova do të përparoj në ardhmërinë e saj dhe bashkë me miqtë e saj do të ketë pranë edhe Turqinë. Presidenti Thaçi vitin e kaluar ka qenë në Turqi dhe urojmë që në një afat shumë të shkurtër ta realizoj një vizitë edhe presidenti Erdogan në Kosovë. Pasi që të themelohet Qeveria urojmë që shumë shpejt të bëhet kjo vizitë”, ka thënë ambasadorja turke./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1480396752025412/
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla