Duke iu referuar kritikave të drejtuara kundër Turqisë nga disa fuqi të huaja pas rikthimit të Xhamisë së Madhe Ajasofja, Erdoğan u zotua se qeveria turke nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në punët e brendshme.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se ai beson se rikthimi i Ajasofjas nga muze në xhami kënaq besimtarët e çdo feje.
Komentete e presidentit Erdoğan erdhën në një konference për media, e cila u mbajt pas takimit të kabinetit në kryeqytetin Ankara që zgjati mbi dy orë e gjysmë.
Duke iu referuar kritikave të drejtuara kundër Turqisë nga disa fuqi të huaja pas rikthimit të Xhamisë së Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi), Erdoğan u zotua se qeveria turke nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në punët e brendshme.
Presidenti turk theksoi se gjithsej 500 roje do të mbrojnë përgjithmonë perlën arkitekturore.
Falja historike e namazit të xhumasë në Xhaminë e Madhe Ajasofja shënoi aktet e para të namazit pas plotë 86 viteve. Rreth 350 mijë muslimanë morën pjesë në namazin e xhumasë brenda dhe jashtë xhamisë historike në Stamboll.
Më 10 korrik, një gjykatë turke anuloi një dekret të kabinetit të vitit 1934 që e ktheu Ajasofjan në muze, veprim i cili i hapi rrugën përdorimit të saj si xhami.
Përveç se është një xhami, Ajasofja po ashtu është ndër destinacionet kryesore të turizmit në Turqi dhe do të mbetet e hapur për vizitorët vendas dhe të huaj./AA/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...