Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, rihapi të premten xhaminë historike Yildiz Hamidije, të vendosur në lagjen Beshiktash të Stambollit.
Gjatë ceremonisë së hapjes, Erdogan tha se vitet e fundit, civilizimi musliman në Irak, Siri dhe Jerusalem ka shënjestër e sulmeve, dhe që për këtë arsye ka qenë e rëndësishme mbrojtja e xhamive dhe trashëgimisë së lënë prapa nga paraardhësit tanë.
“Trashëgimia e lënë prapa nga paraardhësit tanë, është shkatërruar qëllimisht”, tha ai, transmeton tesheshi.
Duke folur për tentativën për grusht-shtet verën e kaluar, ku u vunë në shënjestër xhamitë, ai tha: “Ata që sulmojnë Turqinë, kanë pikësynim të parë vendet tona të adhurimit.”
“Dashtë Allahu, askush nuk do të jetë në gjendje të heshtë thirrjen muslimane për namaz”, tha Erdogan..
Ai tha se Turqia po ndërton edhe monumente të reja, duke shtuar se është e rëndësishme edukimi i gjeneratave të ardhshme rreth fesë, kulturës dhe historisë.
Xhamia e restauruar Hamidije Yildiz, në ceremoninë e së cilës Erdogan lëshoi mesazhet e mësipërme, u ndërtua 132 vjet më parë gjatë periudhës së sulltanit Abdulhamid II.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...