Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë që referendumi që pritet të mbahet në lidhje me ndryshimet kushtetuese të propozuara për tranzicionin në sistemin presidencial nuk ka të bëjë vetëm me një person apo parti, por është për të ardhmen e Turqisë.
Duke iu drejtuar turmës në një miting në provincën Corum, Erdogan tha: “Ndryshimi kushtetues është një projekt i thellë, kombëtar dhe shtetëror”, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë se figurat udhëheqëse politike, përfshirë presidentët e fundit Turgut Ozal dhe Suleyman Demirel, si dhe ish-kryeministri Necmeddin Erbakan, partitë MHP dhe BBP mbështesin sistemin presidencial.
Më tej Erdogan ka thënë që të lartpërmendurit e kanë parë që çelësi për stabilitetin e përhershëm të Turqisë është sistemi presidencial.
Ai shtoi që votimi që do të bëhet me 16 prill nuk ka lidhje me një person apo parti, kjo reformë ka lidhje me të ardhmen e Turqisë./Arbresh.info
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë