Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi sot kompanitë ndërkombëtare kundër projekteve të mundshme të gazit në Qipro, pas dështimit të raundit të fundit të negociatave për ribashkimin e ishullit.
Në një fjalim në Kongresin Botëror të Naftës që u hap sot në Stamboll, Erdogan theksoi se një mundësi e madhe ishte humbur me dështimin e negociatave që u mbajtën në Zvicër javën e kaluar për ribashkimin e palëve greke dhe turke të Qipros, ndarë që prej vitit 1974.
Në vitin 2011, kompania amerikane “Noble Energy” ka qenë e para që ka zbuluar gaz në brigjet e Qipros, në fushën Aphrodite, rezervat e të cilës janë vlerësuar 127,4 miliardë metra kubë. Shfrytëzimi i saj nuk ka filluar ende.
Qipro shpreson të bëhet një aktore energjitike e madhe në Mesdheun lindor dhe të ndërtojë një terminal tokësor për të eksportuar gaz drejt Evropës dhe Azisë deri në vitin 2022, përcjell Atsh.
Por, pasuritë e gazit të ishullit janë çështjet kryesore të pakënaqësive mes qipriotëve grekë dhe turq dhe Erdogan paralajmëroi kompanitë ndërkombëtare kundër zbatimit të projekteve në këtë fushë në mungesë të një marrëveshjeje mes dy palëve.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...