Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë pritet të normalizohen pas zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit në vendin evropian, deklaroi sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalimit të tij në një forum biznesi.
Erdogani u shpreh se besonte që kritikat e Evropës ndaj Turqisë ishin pasojë e politikës së brendshme, duke sjellë në vëmendje edhe zgjedhjet e fundit në Holandë, pak para të cilave disa ministra turq nuk u lejuan të bënin fushatë në qytetet holandeze, duke shkaktuar mosmarrëveshje serioze mes dy vendeve.
“Tani kemi konstatuar se e njëjta taktikë po ndiqet edhe nga Gjermania. Unë besoj se marrëdhëniet do të normalizohen pas zgjedhjeve në Gjermani”, citohet të ketë thënë Erdogan nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu gjatë një forumi biznesi në qytetin e Ispartas.
Tensionet me Gjermaninë janë më të hershme se cikli i zgjedhjeve të fundit, por ato arritën kulmin gjatë muajve të fundit, pas arrestimit të gazetarit gjerman Deniz Yucel dhe aktivistit të të drejtave të njeriut, Peter Steudtner.
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...