Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, e ka përshkruar vetën si ‘mbrojtës i paqes’.
Ai këtë koment e ka bërë gjatë një tubimi në juglindje të Turqisë dhe u ka bërë thirrje kurdëve që të votojnë pro referendumit, transmeton portali arbresh.info.
Që nga rënia e armëpushimit dy-vjeçar në korrik 2015, vendi ka qenë i tronditur nga luftimet intensive mes militantëve kurdë dhe forcave turke të sigurisë.
Sipas një vlerësimi të Kombeve të Bashkuara, rreth 2,000 persona u vranë dhe deri në një milion janë zhvendosur gjatë këtij konflikti.
“Mbështetësit e PKK-së vazhdojnë të thotë ‘paqe, paqe, paqe’. A sjellin paqe fjalët boshe? A mund të ketë paqe me ata që ecin me armë në duar?”, ka thnënë Erdogan.
“Ne jemi kujdestarët e paqes, ne jemi kujdestarët e lirisë”, shtoi ai para një turme në të cilin merrnin pjesë mijëra persona dhe që tundnin flamurin e Turqisë./Arbresh.info
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë