Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e shtoi sot retorikën anti-perëndimore, duke thënë se ka marrë fund epoka kur Turqia përulej ndaj çdo kërkese perëndimore.
Erdogan i bëri komentet ndërkohë që zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian zhvillonin bisedime me ministrin e jashtëm turk në Bruksel.
Turqia është përfshirë në një grindje diplomatike me Gjermaninë, pas arrestimit javën e kaluar të një grupi veprimtarësh për të drejtat e njeriut, mes tyre edhe një shtetas gjerman, që ajo i akuzon për mbështetje të terrorizmit. Udhëheqësi turk akuzoi gjithashtu Izraelin se përdor luftën kundër terrorizmit si pretekst për t’u marrë myslimanëve objektet e shenjta në Jerusalem.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...