Serbët e Bosnjes i kundërshtojnë planet e ndërtimit të autostradës Sarajevë-Beograd, për të cilën Turqia shprehet e gatshme të ofrojë 3 miliardë euro.
Ministri boshnjak i Komunikimit dhe Transportit, Ismir Jusko pritet ta vizitojë Ankaranë tani shpejt, për të parë se cilat janë kushtet e saj në këmbim të një financimi të tillë, megjithatë Republika Serbe e ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë marrëveshjen.
Jusko thotë se, një letër mbi qëllimet e të dyja vendeve u nënshkrua më 20 maj, e sërish Bosnja dhe Serbia ende nuk kanë vendosur sesi do të shkojë puna e rrugës, që duhet të lidhë kryeqytetet e të dyja vendeve.
Homologu i tij i Republikës Serbe, Nedjo Trniçiç këmbëngul se institucionet boshnjake nuk kanë juridiksion mbi çështjen dhe se për këtë autostradë duhet të bien dakord të dyja entitetet e vendit, Republika Serbe dhe Federata Boshnjako-Kroate.
“Letra e firmosur nga Turqia dhe Bosnja nuk ka asnjë vlerë nëse nuk arrihet marrëveshja edhe me Republikën Serbe”, pretendon Trniçiç.
Ekspertët mendojnë se reagimi negativ i serbëve të Bosnjes ndaj paktit financiar me Turqinë është i motivuar politikisht e i pllakosur nga mungesa e ekspertizës. Premtimin për të ndihmuar lidhjen e dy kryeqendrave përmes një autostrade, presidenti turk Erdogan e bëri janarin e këtij viti, pas një takimi që pati në Stamboll me anëtarin e Presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviç, dhe kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiç.
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...