Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë që Bashkimi Evropian duhet të hapë kapitujt e ri për pranimin e Turqisë, përndryshe Ankaraja nuk ka çfarë të diskutojë me bllokun dhe se do të thotë “lamtumirë”, raporton Reuters.
Komentet e tij janë bërë pasi komisionari evropian Johannes Hahn, që mbikëqyr kërkesat për anëtarësim në BE, ka thënë se Turqia nën Erdoganin ia ka kthyer shpinën hyrjes në bllok, transmeton portali arbresh.info.
“Prej tani e tutje nuk ka opsion tjetër përveç hapjes së kapitujve që nuk i keni hapur ende. Nëse nuk i hapni ata, lamtumirë”, ka thënë Erdogan në një ceremoni për të shënuar kthimin e tij në partinë AK./Arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...