Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i ka përshkruar holandezët si ‘mbetje naziste dhe fashite’.
Komenti i Erdogan është bërë pasi autoritetet holandeze kanë anuluar një tubim të qytetarëve të Turqisë që jetojnë në Holandë, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme, qeveria holandeze ka ndaluar aterimin e aeroplanit të Turqisë në të cilin ishte Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.
“Ndalimi i fluturimit të ministrit të jashtëm është i gabueshëm, por le të shohim tani e tutje si do të fluturoni ju mbi tokën e Turqisë”, ka thënë Erdogan gjatë një tubimi në Stamboll.
Cavusoglu ka paralamëruar vendosjen e sanksioneve të rënda nëse vizita e tij anulohet në Hollandë.
Tubimet pro referendumit që pritet të mbahet me 16 prill janë ndaluar edhe në Austri, Gjermani dhe në Zvicër./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...