Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, falënderoi sonte në Stamboll çdo individ që më 15 korrik të vitit të kaluar qëndroi në mbrojtje të lirisë, ezanit, flamurit dhe ardhmërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Më pas presidenti Erdoğan porositi se dhimbja e nënave dhe baballarëve të dëshmorëve është diçka që nuk matet, ashtu siç është e pamatshme edhe liria të cilën sakrifica e dëshmorëve e ruajti.
“Organizatat përballë nesh mund të mos jenë vetëm këto strukturime që i kemi parë. Por duhet ta dinë këtë se, as Turqia nuk është vetëm kjo sa shihet. Prapa nesh qëndron tradita shtetërore mijëvjeçare. Edhe këtë duhet ta dinë kështu. Çdo yll i cili qëndron në flamurin presidencial është simbol i kësaj tradite. Ne prapa kemi 1.400 vjet histori civilizimi. Ky është dallimi në mes të kombeve dhe bashkësive të njerëzve të cilët janë bashkuar në mënyrë të rastësishme. Bashkësitë qëndrojnë së bashku vetëm për interesa momentale, ndërkaq kombet kanë të kaluarën e përbashkët, vlera të përbashkëta dhe ëndërra të përbashkëta. Ata janë të gatshëm ta japin edhe jetën në rast nevoje. Populli turk më 15 korrik ashtu siç ka bërë shumë herë në historinë mijëvjeçare ka treguar se nuk do të hezitojë ta japë edhe jetën për hir të mbrojtjes së shhenjtërive të tij”, u shpreh Erdoğan.
Presidenti Erdoğan u shpreh më tej: “Jemi një komb i cili gjatë gjithë historisë është testuar me zjarr dhe i cili ka ecur duke u pjekur në pirgun e sulmeve dhe të tradhtive të armiqve. Ne jemi komb, komb, e ata janë sëmundje, sëmundje. Ky është dallimi jonë”.
“Ne si populli turk me të gjallët e ndershëm dhe të vdekurit e lavdishëm, jemi kërkues të së ardhmes së gjeografisë sonë, rajonit tonë dhe të botës. Neve as sulmet të pabesë të organizatave terroriste, e as lojërat e forcave tinëzake të cilat i përdorin ato organizata nuk mund të na rrëzojnë. Ne vijmë në fund nëse e humbim këtë shpirt, besim dhe pretendim. Shiheni mirë këtë. Me lejen e Zotit, ajo ditë nuk do të vijë kurrë. Nëse ka nevojë një do të vdesim, një mijë do të ringjallemi. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë duke e frikësuar vdekjen me vdekje. Ne do të punojmë pa u ndaluar, duke mos larguar besimin dhe guximin nga zemra, forcën nga dora dhe djersën nga shpina”, theksoi Erdoğan.
Erdoğan foli edhe rreth largimeve nga administrata shtetërore e të pjesëtarëve të FETO-s. “Deri më tani janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me 111 mijë pjesëtarë të FETO-s në ushtri, polici, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë, gjyqësor dhe universitete. Ndërkaq, 38 mijë janë pezulluar dhe për ta vazhdojnë hetimet. A ende do t’u japim para këtyre terroristëve? A du t’ua japim atyre paratë e fituara nga djersa e këtij populli? Ne nuk u japim para publike atyre. Le të shkojnë ku të duan e të fitojnë”, tha Erdoğan.
Presidenti Erdoğan shtoi se kanë filluar të shpallen vendimet gjyqësore rreth pjesëtarëve të FETO-s.
Dalëngadalë kanë filluar të shpallen vendime në gjykimet për pjesëtarët e FETO-s. Jini të sigurtë se asnjë tradhtar që tradhton këtë vend nuk do të ngelet pa dënim. Ky popull, i cili nderon atë që bën të mira, asnjëherë nuk synon të shtyp atë që e tradhton”, tha Erdoğan.
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...