Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se Ankaraja kërkon të forcojë marrëdhëniet e saj ekonomike dhe ushtarake me monarkitë naftëmbajtëse të Gjirit, duke cituar një projekt të krijimit të një zone të tregtisë së lirë së mallrave.
Në një intervistë të publikuar nga agjencia kuvajtiane e lajmeve ‘KUNA’, Erdogan – i cili do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Kuvajt – shtoi se vendi i tij kishte vendosur një dialog strategjik të nivelit të lartë me gjashtë anëtarë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.
Ky Këshill rigrupon Arabinë Saudite, Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Oman dhe Katar.
”Të dy partnerët po negociojnë aktualisht një projektmarrëveshje për vënien në zbatim të një zone të tregtisë së lirë”, theksoi ai, përcjell Atsh.
Shkëmbimet tregtare mes CCG dhe Turqisë raportohen aktualisht në rreth 17 miliardë dollarë në vit, (15,5 miliardë euro, kundrejt 1,7 miliardë dollarë (1,5 miliardë euro) në 1999.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë