Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti amerikan Donald Trump gjatë një bisede telefonike janë pajtuar që të veprojnë së bashku sa i përket qyteteve al-Bab dhe Raqqa të kontrolluara nga ISIS-i në Siri, thonë burime presidenciale.
Dy udhëheqësit kanë diskutuar çështje përfshirë zonat e sigurisë në Siri, krizën e refugjatëve dhe luftën kundër terrorizmit, transmeton portali arbresh.info. Burimet thonë se Erdogan u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të mos mbështesin milicinë kurdë YPG.
Sipas po këtyre burimeve drejtori i CIA—s Mike Pompeo do të vizitojë Turqinë të enjten për të diskutuar për YPG-në dhe rrjetin e klerikut në ekzil Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grusht shtet në korrik të vitit të shkuar./Arbresh.info
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...