“Turqia do të gjejë ‘ngushëllim’ nëse BE-ja refuzon të na pranojë si anëtare”, ka thënë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Gjatë një interviste për BBC, Erdogan ka theksuar se ‘Turqia është në gjendje të qëndrojë në këmbët e veta’, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu ka mohuar se vendi ka burgosur 150 gazetarë, duke thënë se vetëm 2 persona me kartëvizita shtypi janë në burg.
“Ne jemi besnikë ndaj fjalës sonë”, ka shtuar ai. “Nëse BE-ja e thotë qartë se nuk janë në gjendje të pranojnë Turqinë si anëtare të saj, atëherë ne do të vazhdojmë me planin B dhe C”.
“Bashkimi Europian nuk i është i domosdoshëm për në…ne jemi të relaksuar”, ka vijuar Presidenti Ii Turqisë.
Erdogan ka theksuar se shumica e turqve ‘nuk e duan më BE-në’ dhe besojnë se qëndrimi i saj karshi Turqisë është ‘i pasinqërtë’.
“Pavarësisht nga të gjitha këto, ne do të vazhdojmë të jemi të sinqertë me BE-në edhe për pak kohë,” tha ai./Arbresh.info
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...