Këngëtarja kosovare, Era Istrefi, e cila të dielën performoi në finalen e Kupës së Botës në futboll, është nderuar me Medalje Presidenciale Jubilare e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Ishte presidenti Hashim Thaçi që ia dhuroi këtë medalje Istrefit, e cila e konsideroi si nderim dhe si një motivim shtesë që të vazhdojë ta promovojë vendin ku është lindur dhe rritur.
“Kjo medalje më motivon edhe më shumë që ta promovoj Kosovën sa më shumë që të mundem në të ardhmen”, ka thënë Istrefi.
“Faleminderit zotëri president, Hashim Thaçit, për medaljen. Ndjehem mëse e nderuar që kjo vjen prej vendit tim, prej Kosovës në të cilën jam rritur. Për mua është një ekstra motivim për të ardhmen që të punoj edhe më shumë. Jemi një vend me një popull tepër bujar dhe shumë të mirë”.
Kearns,Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që fi...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...