Menjëherë pas varrimit të Adem Demaçit, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, shkroi në Facebook, për t’i dhënë lamtumirën figurës së Demaçit. Por, kjo nuk po e lante “mëkatin” që sipas shumëkujt bëri LDK-ja duke mos i bërë homazhe Demaçit.
Mustafa qe një kohë nuk ka pasur paraqitje publike për shkak të gjendjës shëndëtesore, mirëpo në varrimin e Demaçit nuk morën pjesë përfaqësuesit e LDK-së.
Derisa nuk pati asnjë përgjigje nga kjo parti, supozohet se marrëdhëniet jo të mira të liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova, me veprimtarin Demaçi ishin arsyeja e këtij bojkoti.
Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka thënë fjalë të mëdha për veprimtarin, që u varros sot në Prishtinë. Kryeziu në një postim në Facebook ka thënë se Demaçi ishte veprimtar dhe për të vepruar zgjodhi mjetet që iu gjendën pranë.
Ndësa në një përgjigje që ia ka kthyer Kryeziu një komentuesi në profilin e tij thuhet se Presidenti Rugova nuk do të kishte munguar në varrimin e Demaçit.
“Nuk mund ta përfytyroj në asnjë moment që Rugova të mos i bënte homazhe Demaçit. Pastaj ku do të na shtynte urrejtja”, ka shkruar ish-nënkryetari i LDK-së.
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike