Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Prizrenit nga radhët e LDK’së, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një bisedë me Sabri Hamitin në lidhje me Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën, njëri ish-kryetar i LDK’së e tjetri kryetar aktual i saj.
Kryeziu tregon se si Sabri Hamiti i kishte thënë se “Ti e solle Fatmirin në krye të LDK’së!”, derisa Kryeziu e pranonte këtë edhe nëse ishte akuzë, por gjithashtu ia kujtoi aso kohe Hamitit – “ishe ti ai që e solle Isa djalin në krye të LDK’së”. Kryeziu kishte shtuar se tash mbetët të shihet vetëm se cili është dështak më i madh.
Hamiti i kishte replikuar Kryeziut “Ja, vallaha, ja!”, shprehje kjo që do të thoshte se e privonte Kryeziun përgjithmonë për krahasime të tilla.
Postimi i plotë i Kryeziut:
À propos
Sabri Hamiti
Perënduar atëbotë epoka e Fatmir Sejdiut në LDK dhe filluar tashmë periudha e Isa Mustafës, Sabri Hamiti më thotë, jo pa një dozë të fortë qortimi:
“Ti e solle Fatmirin në krye të LDK-së!”
“E pranoj sheshazi edhe po qe se është akuzë. Nga ana tjetër, duke qenë se ti e solle Isa djalin në krye të LDK-së, ka mbetë të shihet se kush do të jetë dështak më i madh.”
Papandehur Sabriu ngriu me një shikim të papërcaktuar në largësi. Dukej mirëfilli se kalkulonte në mendje për sa i fola, pastaj tha me një ton kategorik:
“Ja, vallaha, ja!”
Ishte një shprehje ultra lokale që do të thoshte se më privonte përgjithmonë të bëja krahasime të tilla.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?