Manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, këtë vit do të shënohet më ndryshe se herëve të tjera, shkaku i pandemisë COVID-19.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se në kazemrën “Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë do të mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë Dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri.
“Manifestimi mbahet më 5 mars 2021 (ditë e premte) në kazerëm „Adem Jashari“ në Prishtinë, duke filluar nga ora 1200. Në manifestim do të marrin pjesë: U.D. së presidentit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, z. Abdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes, z. Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ministra dhe zv. ministra në detyrë, stafi diplomatik, përfaqësues të KFOR-it, Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (NALT), atashe ushtarak, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarë dhe oficerë të FSK-së. Me fjalë tematike do të paraqiten: U.D. presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë z. Abdullah Hoti, përfaqësuesi i familjes Jashari dhe i veteranëve të luftës së UÇK-së”, thuhet në njoftim.
Manifestimi për Epopenë e UÇK-së mbahet nën organizimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës.
Manifestimi “Epopeja e UÇK-së“, më 5 mars, do të jetë manifestim i tipit të mbyllur për shkak të pandemisë COVID-19, dhe për këtë Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët./arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...