Nën patronatin e komunës së Skenderajt dhe në bashkëpunim me Ansamblin Kombëtarë të Këngëve e Valleve “SHOTA”, u shënua 27 vjetori i sulmit të parë të forcave serbe mbi familjen Jashari me moton “Një përkujtim ndryshe”.
Më këtë rast u mbajt edhe një koncert simbolik me këngë dhe valle. Ky manifestim filloi me një minutë heshtje për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.
Këshilltari i kryeministrit, Jahja Lluka u shpreh se nuk ka armik që mund ta rrënojë lirinë që e sollën djemtë e Kosovës.
“Komandanti është gjallë, kullat tona janë të qëndrueshme, nuk ka armik që do ta rrënoj këtë liri që e sollën djemtë më të mirë të Kosovës. Sot është një ditë që duhet shënuar duke mos harruar asnjëherë sakrificën e familjes Jashari nismën për liri”, tha Lluka
Kryetari i komunë së Skenderajt, Bekim Jashari tha se 27 vite më parë shqiptarëve iu dha shpresa se ditë të mira po vijnë për ta.
“27 vite më parë nisi fillet e rezistencës nisi një epokë e re për ne shqiptarët, na zgjoi nga gjumi nisi …. Adem Jashari me qetën e vetë me shokët gjithandej që ta ngjallin shpresën se një ditë jo shumë të largët do të ketë ditë të mira edhe për vendin”, u shpreh ai.
Kurse, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati duke folur për themelin dhe zhvillimin e kësaj organizate që mbron të drejtat e veteranëve tha se ushtarët e UÇK-së po përballen me padrejtësi të inskenuara nga Beogradi.
“Pas përfundimit të luftës po përballen me sfida të padrejta të njëjta. OVL UÇK duke mos u pajtuar me sfida të shumta ndaj veteranëve ka lëshuar dhjetëra komunikata dhe qindra reagime publike dhe ka organizuar qindra protesta për mbrojtje të të drejtave legjitime të veteranëve të luftës….. Guximi trimëria dhe lufta e drejtë dhe sakrifica e luftëtarëve bënë që Kosova të jetë e lirë. Prandaj ne e kemi për obligim që asnjëherë të mos e harrojmë gjakun e derdhur për liri”, shtoi ai.
Gjatë ditës përfaqësues të institucioneve të shoqëruar edhe me disa kryetar të komunave dhe qytetarë kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial” Adem Jashari”, në Prekaz.
Ndryshe, më 30 dhjetor të vitit 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.
Media britanike “The Guardian”: Aventurë emocionuese skijimi...
Amerikanët zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme
“E kemi çmuar aq shumë interesimin e popullit të Kosovës për...
Kurti: Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mes...
Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundsh...
Trepça luan sonte sfidën e radhës në Fiba Europe Cup