Pas deklarimeve se Kosova nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së për çështjen e liberalizimit të vizave ka reaguar Instituti EPIK.
EPIK përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk mund të futet në në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian, shkruan Arbresh.info.
“Sot, Instituti EPIK dëshiron të sqaroj se duke marr për bazë Traktatin për Funksionimin e BE-së, neni 294, çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian. Në këtë drejtim, neni 294 specifikon se në leximin e parë Parlamenti Evropian do të miratojë qëndrimin e tij me shumicë të thjeshtë dhe do t’ia komunikojë atë Këshillit. Më pastaj, Këshilli miraton qëndrimin e tij me shumicën e dyfishtë që nënkupton 55% të Vendeve Anëtare që përfaqësojnë 65% të popullsisë, dhe akti legjislativ në fjalë miratohet në formën që korrespondon me pozitën e Parlamentit Evropian. Akti legjislativ hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të BE-së. Prandaj, duke marr për bazë Traktatin për Funksionimin e BE-së, neni 294, Instituti EPIK konfirmon se çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian – gjë që është e pamundur të ndodh gjatë kësaj jave”, thuhet në komunikatë.
EPIK ka bërë të ditur gjithashtu se çështja e liberalizimit të vizave nuk është paraparë të jetë në agjendën e takimeve.
“Sa i përket Këshillit të BE-së me 28 nëntor 2018 është zhvilluar takimi i Ambasadorëve të Vendeve Anëtare në Bruksel, apo më i njohur si COREPER II. Ambasadorët kanë dakorduar agjendën e të gjitha takimeve të mbetura të Këshillit të BE-së për vitin 2018 nën kryesimin e Presidencës Austriake, para dorëzimit të Presidencës së BE-së Rumanisë. Ambasadorët janë dakorduar se Këshilli i BE-së do të zhvilloj deri në fund të vitit 2018 takime në këto 10 përbërje të Ministrave të BE-së: Transport, Çështje Ekonomike dhe Financiare, Telekomunikimi, Punësimi, Drejtësia dhe Çështje të Brendshme, Punët e Jashtme, Çështje të Përgjithshme, Bujqësia, Energjia dhe Mjedisi). Duke marr për bazë agjendën e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit, Instituti EPIK konfirmon se në asnjë prej 10 përbërjeve të Këshillit të BE-së, çështja e liberalizimit të vizave nuk është paraparë të jetë në agjendë të takimeve. Në këtë kontekst, duke pas parasysh rëndësinë publike të çështjes së liberalizimit të vizave, Instituti EPIK fton të gjithë përfaqësues të institucioneve që të janë të matur dhe të saktë në aspektin procedural të vendim-marrjes në procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në komunikatë.
Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën e EPIK.
“Së fundi, në diskurs publik janë paraqit qëndrime që çështja e liberalizimit të vizave mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor. Sot, Instituti EPIK dëshiron të sqaroj se ku gjendemi në procesin e vendim-marrjes për liberalizimin e vizave dhe pse çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian.
KU GJINDEMI NE SOT NË PROCESIN E VENDIM-MARRJES PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE?
Me 13 shtator 2018, Parlamenti Evropian votoj për të dhëne mandatin Komisionit LIBE për nisjen e negociatave ndër-institucionale me Këshillin e BE-së dhe Komisionin Evropian. Pra, për të sqaruar votimi nuk ka qenë për plotësim ndryshim të Rregullores 539/2001, por vetëm për nisjen e negociatave ndër-institucionale apo trialogut. Trialog janë takime joformale ndër-institucionale tri-paleshe në mes Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së. Sa i përket Parlamentit Evropian, Parlamenti zhvillon trialogun në bazë të Rregullave të Procedurës, seksioni 3, rregulla 69f, ku specifikisht thuhet se çdo marrëveshje e përkohshme që arrihet në trialog është joformale dhe duhet të miratohet në procedurën formale që aplikohet në dy institucione legjislative – Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së. Plotësim ndryshimi i Rregullores 539/2001 është subjekt i procedure së zakonshme legjislative të paraparë me nenin 289 dhe 294 të Traktati për Funksionimin e BE-së. Neni 289 paraqet bazën ligjore të procedurës zakonshme legjislative. Ndërsa, neni 294 paraqet zbatimin detaj të procedurës së zakonshme legjislative.
PSE ÇËSHTJA E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE NUK MUND TË HY NË AGJENDË TË KËSHILLIT TË BE-SË ME 6-7 DHJETOR, PA NJË VOTIM PARAPRAK TË PARLAMENTIT EVROPIAN?
Sot, Instituti EPIK dëshiron të sqaroj se duke marr për bazë Traktatin për Funksionimin e BE-së, neni 294, çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian. Në këtë drejtim, neni 294 specifikon se në leximin e parë Parlamenti Evropian do të miratojë qëndrimin e tij me shumicë të thjeshtë dhe do t’ia komunikojë atë Këshillit. Më pastaj, Këshilli miraton qëndrimin e tij me shumicën e dyfishtë që nënkupton 55% të Vendeve Anëtare që përfaqësojnë 65% të popullsisë, dhe akti legjislativ në fjalë miratohet në formën që korrespondon me pozitën e Parlamentit Evropian. Akti legjislativ hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të BE-së. Prandaj, duke marr për bazë Traktatin për Funksionimin e BE-së, neni 294, Instituti EPIK konfirmon se çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian – gjë që është e pamundur të ndodh gjatë kësaj jave.
ÇËFARË ËSHTË DUKE NDODHUR BRENDA KËSHILLIT TË BE-SË?
Sa i përket Këshillit të BE-së me 28 nëntor 2018 është zhvilluar takimi i Ambasadorëve të Vendeve Anëtare në Bruksel, apo më i njohur si COREPER II. Ambasadorët kanë dakorduar agjendën e të gjitha takimeve të mbetura të Këshillit të BE-së për vitin 2018 nën kryesimin e Presidencës Austriake, para dorëzimit të Presidencës së BE-së Rumanisë. Ambsaorët janë dakorduar se Këshilli i BE-së do të zhvilloj deri në fund të vitit 2018 takime në këto 10 përbërje të Ministrave të BE-së: Transport, Çështje Ekonomike dhe Financiare, Telekomunikimi, Punësimi, Drejtësia dhe Çështje të Brendshme, Punët e Jashtme, Çështje të Përgjithshme, Bujqësia, Energjia dhe Mjedisi). Duke marr për bazë agjendën e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit, Instituti EPIK konfirmon se në asnjë prej 10 përbërjeve të Këshillit të BE-së, çështja e liberalizimit të vizave nuk është paraparë të jetë në agjendë të takimeve. Në këtë kontekst, duke pas parasysh rëndësinë publike të çështjes së liberalizimit të vizave, Instituti EPIK fton të gjithë përfaqësues të institucioneve që të janë të matur dhe të saktë në aspektin procedural të vendim-marrjes në procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...