“Tri javët e fundit ka ndryshuar situata epidemiologjike sa i përket COVID-19”, ka thënë epidemiologja Bedrie Rama.
Rama në RTV Dukagjini ka thënë se në çdo valë që kaplon vendin, pritet të ketë rritje të rasteve.
Ajo ka thënë ndër të tjera se sa i përket simptomave, janë të njëjta sikurse herave të tjera.
“Është nënvariant i tipit Omicron, simptomat janë djegie e fytit, dhembje e muskulaturës, temperature, ethe dhe plogështi”, ka thënë Rama.
Sipas saj kohëve të fundit, ndonjëherë për shkak të këtyre simptomave po komplikohet gjendja e pacientëve.
Sa i përket masave anti-COVID, sipas saj duhet të ketë shtim të masave.
Ajo ka bërë apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mbajnë rend dhe distancë në vendet publike.
“Pandemia ende nuk ka mbaruar , është në mesin tonë”, ka përfunduar ajo.
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat