Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, i cili rishtazi është dekretuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për arbresh.info, rreth kritikave që janë bërë nga ana e zyrtarëve vendor dhe ndërkombëtar për vendimin e Supremes për shfuqizim të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për decertifikim të kandidatëve për kryetar komunë dhe kuvende komunale, të cilët kanë qenë të dënuar nga gjykatat e Kosovës.
“Kjo çështje mund të dërgohet edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe të kqyrim se qysh e vlerëson kjo gjykatë këtë vendim,” është shprehur Peci për arbresh.info.
Kur është pyetur për reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët për më tepër u deklaruan se “Supremja lejoi kandidimin e kriminelëve”, Enver Peci thotë se është e drejtë e tyre të reagojnë.
“Ata (ndërkombëtarët) i kanë të drejtat e veta me reagu, por të shikojmë kjo është çështje ligjore, është vendim i një kolegji të gjyqtarëve që me ligj janë të thirrur me zbatu ligjin dhe s’kam koment në këtë drejtim,” thotë Peci për arbresh.info.
IKD: Supremja bie në kundërshtim me parimet bazë të qeverisjes së mirë
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se faktori ndërkombëtar në Kosovë ne vazhdimësi ka kërkuar nga partitë politike që të kandidojnë me njerëz me duar të pastra dhe të cilët nuk kanë të kaluar të dyshimtë.
Sipas hulumtuesit, Ehat Miftaraj, një kërkese e tillë është shumë legjitime dhe e arsyeshme, duke marr për bazë ndihmën dhe përkushtimin qe faktori ndërkombëtar ka dhenë ne Kosovë, duke përmendur veçanërisht qeverinë amerikane, britanike dhe gjermane.
“Çdo devijim nga kjo rrugë, përfshirë vendimin e Gjykatës Supreme padyshim se bie në kundërshtim me vlerat dhe parimet bazë lidhur me qeverisjen e mirë nga qeveritë komunale nga zgjedhjet komunale që do të mbahen me 22 tetor këtë vit në Kosovë. Andaj edhe reagimi ndërkombëtar duhet mirëpritur, mirëkuptuar dhe shërbej si udhërrëfyes për një qeverisje të mirë me njerëz të pastër, profesional dhe me integritet. Fatkeqësisht vet partitë politike në Kosovë, ne vazhdimësi me kandidimin e personave me të kaluar kriminale po dëshmojnë të kundërtën, duke dalur haptazi në kundërshtim me vlerat dhe standardet ndërkombëtare që në çdo takim i proklamojnë,” shprehet Miftaraj, për arbresh.info.
O’Connell: Supremja lejoi kandidimin e kriminelëve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, përkatësisht ambasadorët Greg Delawie dhe Ruairi O’Connell, edhe një herë kanë shprehur mbështetjen ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për decertifikimin e kandidatëve të dënuar nga gjykatat e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Gjykatës Supreme javën e kaluar shfuqizoi vendimin e mëparshëm të Komisionit Zgjedhor për decertifikimin 86 kandidatëve në zgjedhjet lokale.
“Jemi të pakënaqur me rezultatin e këtij vendimi, pasi që mendojmë se votuesit kosovarë po kërkojnë kandidatë për asambletë apo kryetarët e komunave që nuk kanë të kaluar kriminale dhe me këtë vendim, këta tetëdhjetë e gjashtë kandidatë apo pa marrë parasysh se cili është numri i tyre, do të jenë në gjendje të kandidojnë,” është shprehur ambasadori amerikan Delawie për këtë çështje.
Për ambasadorin britanik O’Connell, vendimi i Supremes ka qenë pak befasues sepse thotë se ligji ka qenë i qartë që nëse dikush dënohet për disa krime nuk lejohet të kandidojë për zgjedhje.
“KQZ ka marrë vendim të mirë për decertifikimin në fillim, dhe Gjykata Supreme ia ka dhënë të drejtën kriminelëve me kandidu,” deklaron O’Connell.
Përkundër kësaj, ai thotë se ne çdo rast qytetarët e kanë fjalën e fundit, ata mund të zgjedhin, ata mund të vendosin.
Sipas ndërkombëtarëve, qytetarët nëse dëshirojnë të pastrojnë jetën publike të Kosovës prej kriminelëve, ata duhet të mos votojnë për kriminelët, më 22 tetor, në zgjedhjet lokale për kryetar të komunës dhe kuvende komunale. /arbresh.info/
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...