Ish-kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka vizituar në Hagë, Ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin Kadri Veseli.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku dhe nuk i ka parë asnjëherë më parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krërëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës! Vizitë në Hagë bashkë me Shaqir Totaj, Kryetarin e Prizrenit dhe Kujtim Gashin, nënkryetarin e Nehat Elshanin.”, ka shkruar Hoxhaj.
Vizitën në Hagë Hoxhaj e bëri bashkë me kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetarin Kujtim Gashi dhe Nehat Elshanin./Arbresh.info
Rikthimi në Big Brother VIP – Egli Tako humb 10 mijë ndjekës...
15 të arrestuar për tragjedinë në Koçan, në mesin e tyre edh...
Arsenali mposht Chelsea
“Trupa të djegur, ndodhi me shpejtësi” – F...
Osmani pret nesër në takim përfaqësuesin e ri të BE-së për d...
Haradinaj ngushëllon familjarët e viktimave nga zjarri në Ko...