Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Hoxhaj ka falënderuar kancelaren Merkel për mbështetjen e saj dhe të Gjermanisë për Kosovën, pavarësinë dhe shtetndërtimin në gjithë këto vite.
Në takimin me Merkel, Hoxhaj ka shprehur nevojën për të vazhduar përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën dhe rajonin në këto kohë të vështira dhe të paqëndrueshme.
Hoxhaj ka theksuar se mbështetja e Gjermanisë për Kosovën është e rëndësisë së jashtëzakonshme, ndërsa edhe ka ftuar kancelaren Merkel që të vijë për vizitë në Kosovë.
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...