Google ADS

Enver Hoxhaj në takim me Erion Veliajn: Faktori shqiptar të unifikohet në mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe themeluesve të saj

15:53 | 30 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe Sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili, janë pritur në takim nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Në takim me kryetarin Veliaj, krerët e PDK-së kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e rajon si dhe nevojën e unifikimit të faktorit shqiptar në mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së, shkruan Arbresh.info.

“Ne jemi të sigurtë se kryetari jonë i partisë, presidenti i Republikës dhe të gjithë të tjerët që janë në Gjykatën Speciale do të dalin faqebardhë. Por, mbështetja politike dhe morale nga i gjithë faktori shqiptar ka qenë e rëndësishme për Kosovën. Si dy shtete, për këtë temë është mirë të kemi një qëndrim si Kosovë dhe Shqipëri, sepse lufta e drejtë UÇK-së e ka na ndryshuar rrjedhën e historisë shqiptare.”, ka thënë Hoxhaj duke shtuar se “Në historinë e krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës, emrat e Kadriut dhe Hashimit janë prej emrave më të spikatur”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se kryeqyteti shqiptar është i gatshëm për të ngritur fonde për mbrojtjen e ish krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Ju jap garancinë time se Tirana, si kryeqytet i të gjithë shqiptarëve, do ta mbështesë këtë kauzë në të gjitha nivelet dhe kapacitetet e saj. Nëse është e nevojshme edhe në mbledhjen e fondeve por edhe në çfarëdo nevoje tjetër që mund të paraqitet gjatë rrugës. Kjo nuk është kauza vetëm e Kadriu apo Hashimit, kjo është kauza e të gjithë shqiptarëve.”, ka thënë Veliaj.

Në fund të këtij takimi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e uroi kryetarin Hoxhaj për kandidaturën e tij për kryeministër të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme