u.d Kreu i Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, fjalimin e kryeministrit, Albin Kurti, para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur “sharlatanizëm, papërgjegjësi, sjellje jo dinjitoze, sinqeritet cinik, dhe fraza hipokrite”.
Sipas Hoxhaj, pritja kë qenë në këtë senacë të flitet për parimet, qëllimet temat afatet kohore ku do të kërkohej konsensus partiak.
“Por, kur e dëgjova Kurtin qytetarët duhet ta dinë se dialogu nuk është gati në rrafshin diplomatik. Jemi të papërgatitur përmbajtësisht. Qa kemi marrë dje janë raportet vjetore të Edita Tahirit, edhe janë plagjiat. Vetëm emri është i Bisnik Bislimit, tash ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare. Bravo daj, po shkelëen je avancu në karrierë”, është shprehur Hoxhaj.
Sot, sipas Hoxhaj, Kurti nuk e reflektoi të vërtetën në raport, por të vërtetën e tij, “e në një plan intelektual kësaj i thojnë pandershmëri autentike, do të thotë ka folë palidhje”.
Hoxhaj shton se Kurti ka ardhë në pushtet me predikim kolosal, për përmirësim të gabimeve, dhe presim se do t’i përmirësoj.
“Kur ndryshojnë faktet njerëzit i ndryshojnë opinionet. Sot, Kurti ka ardhë në Kuvend se ne e kem pas gabim pa pasë rol në dialog. Silli në Kuvend, anuloi marrëveshjet. Qone në Komision të Venecias asociacionin, që dikur i thojshe ‘zajednicë’. Kërko falje për dhunën që ke ushtru në këtë Kuvend në emër të dialogut”, deklaroi Hoxhaj.
Ai shtoi se nëse ka dialog të ri, ky duhet ta sjellë një paltëformë krejt të re e rezultate, “e mos u tall me këtë temë”.
“Dialogu i ri i Albinit është një foto me Vuçiqin javën e ardhshme./arbresh.info/
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...