Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash është vendosur që Demarkacioni të shqyrtohet në mbledhjet e radhës, sapo të arrihet konsensusi.
Pra, është mbetur e pacaktuar koha se kur do të dërgohet Demarkacioni për ratifikim në Kuvend.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj beson se partnerët e koalicionit qeverisës do të jenë në gjendje të gjejnë një model se si të bindin deputetët e Kuvendit të Kosovës ta votojnë dhe ratifikojnë Demarkacionin.
Në një prononcim për Indeksonline, Hoxhaj ka thënë se kjo është një temë që ka ndarë spektrin politik kosovar, por njëkohësisht është një temë që mat kapacitetin e Kosovës për vendimmarrje.
“Unë besoj se ne si partner të koalicionit do të jemi në gjendje ta gjejmë një model se si t’i bindim deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë dhe ta ratifikojnë marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ne si Qeveri e Kosovës kemi arritur ta procedojmë edhe marrëveshjen e vitit 2015, si dhe raportin e gjetjeve të komisionit të vitit 2017. Kjo është një temë që ka ndarë spektrin politik në Kosovë, por në anën tjetër kjo është një temë e cila edhe e mat kapacitetin shtetëror të Kosovës, të elitës politike që të ekzekutojnë vendime të vështira, por, të cilat janë në fund të fundit në interes të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur ai.
Kështu, ai shpreson që në ditët e ardhshme të ketë një agjendë konkrete për Demarkacionin që të votohet në Kuvend.
“Unë besoj që në ditët e ardhshme mund të ketë një agjendë konkrete se kur mund të votohet Demarkacioni në Kuvendin e Kosovës. Qeveria ka bërë punën e saj dhe deputetët do të duhet ta thonë fjalën e tyre, dhe besoj që edhe partnerët e koalicionit, por edhe opozita do të dalin me një qasje se si ta kalojmë këtë temë”, ka deklaruar zëvendëskryeministri.
Më tej, Hoxhaj ka shtuar se Mogherini në konferencën e fundit është shprehur më se e qartë se me ratifikimin e Demarkacionit, qytetarëve të Kosovës u mundësohet lëvizja e lirë.
“Mogherini ishte më se e qartë në konferencën e fundit se ‘nëse Kosova e ratifikon këtë marrëveshje që ka të bëj me shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, qytetarët e Kosovës mund të marrin liberalizimin e vizave’. Kjo në pikëpamje është anëtarësimi individual i çdo qytetari në Bashkimin Evropian, pra është bërja e tij qytetar i mirëfilltë evropian. Cili do të jetë modeli, cila do të jetë qasja, është diçka që i takon partive politike dhe jo një subjekti politik”, ka shtuar ai.
Sipas tij, qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i prerë, dhe se ata janë të vendosur për lëvizjen përpara./sovrani/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...