Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në rtv21, tregoi se me para të cilit vend është ndërtuar liqeni i Ujmanit.
Sipas Hasanit, ekzistojnë fakte ku tregojnë që ky liqen është ndërtuar me taksat e Kosovës.
“Është në gazetë zyrtare të Kosovës të 78-shit, që është kredia mënyra se si është ndërtuar Ujmani, përveç që ka njerëz të gjallë. Krejt infrastrukturën ligjore e ke të gatshme 100% është ndërtuar me taksat e Kosovës.”, ka deklaruar Hasani.
Ai më tutje ka thënë që Kosova ka qenë sovrane sa i përket sistemit të taksave dhe ekziston marrëveshja që është botuar në gazetën zyrtare.
“Deri në detaje dihet sa para ka kushtuar… dhe mbi bazën e kësaj duhet të lidhet një marrëveshje për shfrytëzimin e ujërave, sepse 70% është në territor të Kosovës”, ka thënë Hasani.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...