Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka komentuar situatën aktuale të rezultateve preliminare dhe zhvillimet e mundshme pasi që deputetët e legjislaturës së re të ulen në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Hasanit, nëse LAA e LVV nuk shkojnë në koalicion me PAN-in, dhe ky i fundit nuk arrin numrin prej 41 deputetëve edhe sikur hipotetikisht të kishte koalicion me pakicat nuk do të mund ta zgjedhë vetë as kryetarin e Kuvendit.
Në variantin e dytë, sikur PAN-i të arrinte kuotën prej 61 deputetëve me pakica dhe LAA e LVV të bllokoheshin kundër koalicionit me të, atëherë kjo e fundit do të mund ta merrte kreun e Kuvendit por nëse në afatin ligjor nuk do të mund të bënte Qeverinë atëherë këtë do të mund ta bëjë shumica e re parlamentare.
Hasani ka thënë në KTV se kjo nuk ka ndryshuar asgjë nga hera e kaluar, kur VLAN ishte bllokuar kundër koalicionit me PDK-në.
“Shumica kushtetuese është ajo shumicë e cila e del nga certifikimi i rezultateve. Po supozojmë që është kështu siç është tash rezultati. Atëherë PAN-i i bien ta udhëheq vallen e para. Në qoftë se brenda afatit nuk arrin që të krijojë ekzekutivin atëherë mandati kalon te i dyti”, ka thënë Hasani./arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...