Google ADS

Enver Hasani sqaron se cila parti mund ta formojë Qeverinë (VIDEO)

22:32 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Zgjedhjet e 11 qershorit mund të prodhojnë një krizë te re të politikës në Kosovë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka folur për situatën e krijuar pas zgjedhjeve në vend, që fitues e kanë nxjerrë koalicionin PDK-AAK-Nisma, por që nuk ka siguruar një shumicë të votave.

Sipas Hasanit, nëse subjekti fitues i zgjedhjeve nuk arrin ta formojë qeverinë, presidenti mund t’ia japë të drejtën për formimin e Qeverisë partisë që nuk e ka shumicën e vendeve në Kuvend.

“Mandati mund t’i jepet çdokujt që e ka kaluar pragun dhe që është parti parlamentare. Është detyrim kushtetues i shefit të shtetit që herën e parë t’ia japë vendit të parë, ndërsa herën e dytë mund të mandatohet partia e dytë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme