Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani thotë se deputetët kanë obligim kushtetues që të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti.
“Deputetët nuk mund të mungojnë pos me leje të kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Hasani në “Debat Plus”.
Hasani thotë se qysh në raundin a parë në kutinë e votimit duhet të jenë votat e 80 deputetëve.
“Nëse kandidati nuk i merr 80 vota pro, shkohet në raundin e dytë. Por nëse nuk janë 80 vota në kuti [kuorumi i 2/3 së deputetëve], procesi nuk vazhdon dhe brenda 60 ditëve nëse nuk vjen në rend ditë zgjedhja e presidentit përsëri, shkohet në zgjedhje”, tha ai.
Hasani ka thënë se kryetari i ri i Kuvendit me automatizëm e merr postin e presidentit dhe e ushtron atë detyrë për aq ditë sa kanë mbetur.
“Kryetari i ri nuk e vazhdon detyrën e Osmanit, por e vazhdon atë kohë prej kur ka shkuar Hashimi në Hagë. Nuk vazhdohet ajo detyrë pasi nuk mund të ketë ushtrues të detyrës së ushtrueses së detyrës”, ka thënë ndër të tjera Enver Hasani.
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...