Google ADS

Enver Hasani: Së pari formohet Kuvendi, caktohet presidenti dhe kalohet në ekzekutiv

00:13 | 20 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

“Kushtetua dhe aktgjykimi është i qartë dhe ka treguar se është detyrim i deputetëve për t’i formuar organet”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për formimin e organeve shtetërorë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm me 47,85 për qind, duke lënë prapa Partinë Demokratike të Kosovës me 17,41 për qind dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 13,08 për qind.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se bazuar në karakterin e Kushtetutës së Kosovës, renditja e organeve kushtetuese nis me Kuvendin, vazhdon me presidentin dhe pastaj kalohet në ekzekutiv.

“Tash këtu ka pasur një tendencë edhe herëve të kaluara të ndërtohen një standard. Mbi bazën e kësaj edhe është përfolur që të përndiqet ajo rrugë dhe dihet se si ka përfunduar rasti i Behgjet Pacollit”.

“Bazuar në karakterin e Kushtetutës sonë, renditja e organeve kushtetuese nis me Kuvendin, vazhdon me presidentin dhe kalohet në ekzekutiv”.

“Kjo vetvetiu imponon renditjen e formimit të organeve – nuk ka rrugë më kushtetuese se kjo, por nëse ndiqet praktika e kaluar, ai vendim do ta kishte pasur fatin e vendimit për Pacollin”.

“Ajo është renditja kushtetuese e organeve sepse Kuvendi është organi legjitimues që mandaton tjerat, nuk mundet ushtruesi i detyrës – në e kemi të theksuar në vendim të Gjykatës Kushtetuese, nuk është diskrecioni detyrë rutinore”.

Hasani ka shtuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i vetmi që ka treguar se çfarë mund të bëjë dhe nuk mund të bëjë ushtruesi i detyrës.

“Ne po flasim për një ushtrim të një diskrecioni dhe ju e dini se për këtë ka dy aktgjykime dhe është rrëzuar Kurti mbi bazën e një dekreti të tillë që është ushtruar në mënyrë arbitrare – të lejohet e njëjta gjë – nuk besoj se dikush që i njeh çështjet juridike mund ta thotë një gjë të tillë”.

Sipas tij, deputetët e kanë për detyrë të rrinë në sallë dhe t’i formojnë organet.

“Kushtetua dhe aktgjykimi është i qartë dhe ka treguar se është detyrim i deputetëve për t’i formuar organet”.

“Unë nuk shoh ngërç – nuk po paragjykoj. Nuk po kuptoj pse nuk duhet të shkohet në sallë për t’i formuar organet”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme