Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka treguar nëse synon pozitën e të parit të vendit. Ai ka folur edhe për kohën kur ai drejtonte Kushtetuesen. Tha se derisa ishte në krye të këtij institucioni, me vendimet e marra janë prekur pothuajse të gjitha organet shtetërore.
“Gjykuar sipas vendimeve që janë marrë në atë kohë, më shumë del që në atë kohë…dmth efekti sistemik i tyre ka qenë më i madh dhe për pasojë edhe cenimet kanë qenë ma me peshë më serioze, kanë pasur efekt më të madh në Kosovë”, tha Hasani në emisionin ‘Natën me Fatmir Spahiun’ në RTK.
“Gati të gjitha organet shtetërore nganjëherë janë afektu prej vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.
Por a ka menduar Hasani t’i hyjë politikës?
“Për politikë s’kam pasur asnjëherë as biseda me askënd prej forcave politike për të hyrë dhe as anasjelltas”, theksoi ai.
Por a do të pranonte ndonjë post konsesual si ai i presidentit nëse do t’i ofrohej?
“Ajo është çështje tjetër. Po sigurisht (që e kisha pranu). Kush nuk do e pranonte një pozitë të tillë që ne në të drejtën kushtetuese i themi pozita neutrale e pushtetit”, shpjegoi ai.
Hashim Thaçi, më 5 nëntor dha dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë konfirmuan aktakuzën kundër tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit, pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ndaj tij u konfirmuar aktakuza nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.
Ndërkohë, kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj deri më tani është i vetmi që ka shpallur kandidaturën për pozitën e presidentit.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...