Shkruan: Elvinë Sefiu
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, duhet të reflektojnë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës (UP) Enver Hasani, për veprën penale të mashtrimit në detyrë.
Një mashtrues nuk mund dhe nuk duhet të na përfaqësojë në Komisionin e Venedikut. Në sesionin Plenar të Komisionit të Vendedikut më 19 dhe 20 qershor të vitit 2015, Enver Hasani, kishte marrë pjesë në cilësinë e anëtarit përfaqësues të Republikës së Kosovës.
Aty kishte marrë pjesë si panelist edhe në punimet e dy nënkomisioneve të Komisionit të Venecias: për institucionet demokratike, si dhe për të drejtat themelore.
Republika e Kosovës është anëtarësuar në Komisionin e Venecias, njëri prej institucioneve të rëndësishme të Këshillit të Evropës më 12 shtator të vitit 2014.
35 vende patën votuar pro anëtarësimit, që shënoi edhe hapin final drejt aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Pas këtij suksesi të Kosovës, përfaqësues politik shtetëror të Kosovës kishin deklaruar se ky anëtarësim përbën forcim dhe ngritje të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, dhe për të fuqizuar këtë, nuk mund të na përfaqësojë një “mashtrues”.
Enver Hasani është dënuar me 1 vit burgim me kusht, por dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai në periudhën dy vjeçare nuk kryen vepër tjetër penale.
Me këtë aktgjykim, tashmë të dënuarit obligohen që t’ia kompensojnë UP-së shumën prej 70.131.27 euro në afatin prej 90 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Besoj se është arsye e mjaftueshme që ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, të mos jetë përkrah njerëzve me kredibilitet në fushën e drejtësisë në të gjithë evropën.
Anëtare individuale në Komisionin e Venedikut së bashku me Enver Hasanin është edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi.
Komisioni i Venedikut është trup këshillues i Këshillit të Evropës, i cili përbëhet nga ekspertë të pavarur të fushës juridike. Është themeluar në vitin 1990 pas rënies së Murit të Berlinit, pasi që në atë kohë ishte gjë urgjente ndihma juridike për Evropën Qendrore dhe Lindore.
Në emër të Kosovës në organizatën kryesore të interpretimit ligjor në Evropë duhet të jenë njerëz me kredibilitet të lartë moral e profesional, prandaj presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, akademik e intelektual duhet të reflektojnë në mënyrë imediate.
(Autorja është kryeredaktore në portalin arbresh.info)
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...