Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, brenda dy viteve ka bërë interpretim të ndryshëm rreth procedurës së mandatimit të kanditatit për kryeministër nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
Nuk dihet se pse, Hasani ka ndërruar interpretimin, mirëpo të dyja deklarata e tij, njëra në vitin 2017 dhe tjetra në vitin 2019, janë krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën .
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në një intervistë të dhënë për “Tribuna Chanel “në qershor të vitit 2017, kishte thënë se nuk përjashtohet mundësia që presidenti të mandatojë për formimin e qeverisë edhe partinë e cila nuk e ka shumicën e vendeve në Kuvend.
Hasani në atë kohë potenconte se presidenti mund të mandatojë partitë që mund të krijojnë shumicën, madje edhe një person i cili s’ka marrë fare pjesë në zgjedhje.
“Mandati mund t’i jepet çdo kujt që e ka kalu pragun, që është parti parlamentare. Ajo është quajtur disckrecion. Nuk mundet me u abuzu diskreconi, mos me ia dhanë kërkujt. Është detyrim kushtetues i shefit të shtetit, që herën e dytë sikur herën e parë, me ia dhanë sipas një renditje. Herën e parë atyre që kanë dalë shumicë, ndërkohë herën e dytë që kanë dalë i dytë i tretë ose i katërt. Ose që mund të mandatohet nga partitë parlamentare që përbëjnë shumicën e re, mund të mandatohet një person i tretë krejt jashtë atyre që kanë marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë Hasani.
Tutje, Hasani kishte deklaruar se është detyrim Kushtetues që të ndiqet një rregull i tillë për nominimin për kryetar të qeverisë.
“Është detyrim i shefit të shtetit dhe përbën shkelje kushtetuese …Nëse herën e parë nuk arrihet në parlament një shumicë, herën e dytë duhet t’i thërret të gjitha forcat politike dhe të zgjidhet.. është obligim kushtetues”, kishte deklaruar Hasani.
Por, dy vjet pas, deklarata e Hasanit për të njëjtën çështje, është krejtësisht ndryshe.
I ftuar në “Pressing’ në 12 dhjetor të vitit 2019, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Hasani kishte dhënë një version krejt tjetër rreth procedurës së mandatimit të kanditatit për kryeministër nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
Ai, kishte deklaruar se Presidenti fillimisht e fton partinë e parë me një kandidat për kryeministër, nëse dështon i nominuari i parë për të bërë shumicën, atëherë ia dërgon ftesën përsëri partisë së parë në këtë rast “Vetëvendosjes” me një kandidat tjetër, e nëse dështon edhe i nominuari i dytë atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Deklaratën në fjalë mund ta ndiqni nga minuta e 35.
“ Hera e dytë, prapë ia dërgon VV’së me një kandidat tjetër, edhe kryhet muhabeti. Dështon edhe ai, shkon vendi në zgjedhje”, kishte deklaruar Hasani./arbresh.info
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...